Connect with us

Kosova

Dhuna në veri/ Gjenerali i KFOR paralajmëron: Ushtria është gati për çdo skenar

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka paralajmëruar se ushtria e tij është gati për çdo skenar, nëse Serbia synon të rrisë tensionet. Në një takim të zhvilluar sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në Beograd, Ristuccia ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në komunat veriore të Kosovës dhe ngjarjet e 29 majit ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it nga protestuesit e dhunshëm serbë.

“KFOR-i është i gatshëm të përballet me çfarëdo skenari dhe vazhdon ta monitorojë situatën në terren”, thuhet në njoftimin nga KFOR. 

Pas Vuçiçit, ai ka takuar edhe shefin e Forcave të Armatosura serbe, me të cilin u pajtuan se të gjitha palët duhet të ulin tensionet.

Tre policë kufitar se janë marrë peng këtë të mërkurë datë 14 qershor në vendin e quajtur Tresave/Bare, brenda në territorin e Kosovës, më konkretisht një fshat në komunën e veriut në Leposaviç. Sipas policisë, ata janë rrëmbyer nga forcat serbe, teksa kanë qenë në detyrë për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Policia njofton se 3 efektivët kanë njoftuar policinë se 3 persona të maskuar dhe armatosur kanë shkuar drejt tyre. Nga ky moment forcat e tjera policore kanë shkuar në kufi, ku kanë gjetur vetëm makinën e 3 policëve. Sipas mediave të Kosovës efektivët dyshohet se janë rrëmbyer nga Njësia serbe “Kobra”.

Advertisement