Connect with us

Aktualitet

Dhuna në veri/ Qytetari thirrje Ramës: Na jepni armë, e mbrojmë vetë Kosovën

Qytetarët sot kanë dalë në protestë para kryeministrisë duke kundërshtuar qëndrimin që qeveria shqiptare po mban ndaj Kosovës. Një prej qytetarëve u shpreh se Rama duhet të dalë hapur dhe të thotë nëse është më popullin e Kosovës apo me serbët.

“Unë kam një thirrje për kryeministrin, SHBA dhe BE: Jepuni shqiptarëve dhe kosovarëve armët siç i ka dhënë rusi dhe kinezi Serbisë dhe ti marrin ushtarët e EULEX dhe ata që rrihen si gomerë në veri. E mbrojmë vetë Kosovën. Nëse Kosova ishte nën pushtimin serbo sllav tani kërkojnë ta kenë nën pushtimin evropian dhe amerikan. Rama të mos bëjë strucin në rërë, të dalë dhe të thotë është më vëllezërit kosovarë apo me serbët. Kosovarët janë në trevat e tyre shekullore. Të na japin armët dhe ne e mbrojmë vetëm Mitrovicën”, tha qytetari.

Advertisement