Connect with us

Kronike

Dhunë në familje dhe “tapë” në timon, 4 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona për vepra të ndryshme penale. Një 22 vjeçar është arrestuar pasi theu masën “arrest me burg” duke dalë jashtë banesës. Një 49 vjeçar, banues në Tiranë, ra në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Arrestuar janë edhe dy drejtues mjetesh. Një 39 vjeçar është prangosur pasi ka bërë manovra të gabuara me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur ndërsa një 47 vjeçar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin V. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 22-vjeçarit, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin K. N., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– U. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë manovra të gabuara me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur;

– M. M., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement