Kronike
Dhunoi barbarisht gruan dhe djalin e mitur, pranga 42 vjeçarit
Një 42 vjeçar është arrestuar këtë të dielë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për dhunë në familje.
42 vjeçari për arsye ende të paqarta ka dhunuar gruan dhe djalin e mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. kanë vënë në pranga një 42 vjeçar, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ndaj djalit të tyre të mitur”,- njofton Policia.