Connect with us

Aktualitet

Dhunoi dhe kërcënoi gruan, arrestohet 53-vjeçari, detajet e para

Një 53-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia bën me dije se ai ka dhunuar dhe më pas ka kërcënuar bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Mezë në Tiranë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 53 vjeç, banues në Mëzes, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur bashkëshorten e tij”, njofton policia

Advertisement