Connect with us

Kosova

Dhunoi të moshuarën, Aurona Pelaj del para gjykatës

Kanë dalë para gjykatës Aurona Pelaj dhe dy nga infermieret që dhunuan të moshuarën në azilin e të moshuarve në Pejë. Mësohet se prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim, për dy vajzat e përfshira në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe arrest me burg për Pelajn.

Dy të tjerat dyshohen për veprat dhënia e ndihmës në kryerjen e dhunës si dhe fotografim apo incizim i paautorizuar.

Dhoma e Infermierëve të Kosovës ua ka hequr licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës.

Advertisement