Aktualitet
Dhunoi varrezat në Përmet, policia identifikon autorin
Policia e Përmetit ka zbuluar se dëmtimet në varrezat e fshatit Kutal janë kryer nga një i mitur.
Si pasojë, policia po kryen veprimet procedurale, si dhe referoi materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhunimi i varreve”.
Disa banorë, mëngjesin e së hënës konstatuan dëmtimin e varreve dhe fotove të njerëzve të tyre më të dashur që prehen në varrezat e këtij fshati.
Ky fenomen ripërsëritet në këtë fshat pas 2 vitesh ku edhe atëherë autorët e aktit vandal nuk u zbuluan.