Connect with us

Kronike

Dhu’noi vëllanë dhe tentoi t’i digj’te makinën, arrestohet 40-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar me iniciale E. B., pasi ka dhunuar vëllain e tij dhe ka tentuar gjithashtu t’i djegë automjetin. Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit iu gjet një thikë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë një 40 vjeçar në Durrës.

E.B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, ka tentuar gjithashtu t’i djegë automjetin. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. B. iu gjet një mjet prerës (thikë)”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement