Rajon
Dhurata ‘bombë’ në Beograd/ Surliç: Kërkohet njohja e Kosovës pa fusnotë

Stefan Surliç nga Fakulteti i Shkencave Politike ka komentuar vizitën e paralajmëruar të 5 emisarëve europian dhe amerikan më 21 tetor, të cilët po sjellin një paketë të re presioni ndaj Serbisë. “Herën e fundit kanë qenë në fillim të këtij viti dhe na kanë sjellë një propozim gjermano-francez, dmth evropian, kështu që në këtë rast besoj se është një paketë specifike me një udhërrëfyes të saktë se si duhet të rrjedhë dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Tashmë kishim një lloj dokumenti të propozuar nga Lajçka në raundin e fundit të dialogut mes Kurtit dhe Vuçiqit, por padyshim që nuk u arrit asnjë marrëveshje” – kujtoi Surliç. Sipas tij, “diplomatët do të kërkojnë që Beogradi ta njohë Kosovën pa fusnotë në iniciativat rajonale dhe të tjera, të njohë dokumentet e Kosovës dhe të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”. Surliq, duke folur për sulmin terrorist në Banjskë, theksoi se edhe pse Milan Radoiçiç ka marrë të gjitha përgjegjësitë për ngjarjen, lind pyetja nëse përgjegjësia është vetëm e tij.

