Kosova
DHURATE PER KOSOVEN/ Shumë vende po lobojnë kundër Serbisë, në favor të Prishtinës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se i njëjti grup shtetesh evropiane, si gjithmonë po lobon fuqishëm kundër Serbisë dhe në favor të Prishtinës, me mbështetjen e një vendi të madh evropian, i cili qëndron pas.
Vuçic, duke konsideruar se është i shqetësuar për politikën evropiane për Kosovën, tha se takimi që ka pasur në Davos me emisarin Miroslav Lajcak, nuk e ka lodhur në këtë drejtim.
“Ata ne Perendim do të fillojnë të dalin sërish me ide te reja. Teksa u lodhën e u munduan shume me Albin Kurtin, e ndersa deshtuan, tani do të mundohen ti bëjmë diçka si dhurate me Këshillin e Evropës, pasi ai e ka merituar me sjelljen e tij” – deklaroi jo pa ironi presidenti serb.
Ai theksoi gjithashtu se e gjitha kjo po udhëhiqet nga një grup vendesh që lobojnë jashtëzakonisht fuqishëm kundër Serbisë dhe në favor të Prishtinës.
“Është gjithmonë i njëjti grup vendesh – pjesë e Balltikut, vendeve skandinave, Holanda, Bullgaria, Kroacia dhe një fuqi e madhe evropiane pas tyre, e cila pretendon të jetë naive dhe e pafajshme, sikur nuk e di dhe nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë”, shpjegoi Vuçic duke shtuar se Serbia duhet të besojë në forcën e argumenteve amerikane.
“Ne do të flasim me amerikanët që të mos shpërblehen ata që provokuan e vazhdojne te provokojne tensione. Ne nuk kërkojmë sanksione ndaj askujt, por kerkojme sjellje të drejtë ndaj popullit serb dhe respektim të marrëveshjeve. Formoni asociacionin. Dhe kur kjo të përfundojë, atëherë mund të flasim për gjëra të tjera”, shpjegoi Vuçiç.
Lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, Vuçiq ka theksuar se do të mundohet të kontaktojë sa më shpejt me zyrtarët më të lartë amerikanë.