Connect with us

Lifestyle

Diabeti dhe mënyrat se si mund ta mbajmë nën kontroll

Ndiqni këshillat si më poshtë!

Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga nivel i lartë glukoze( ose sheqeri) në gjak. Ky nivel i lartë glukoze është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të përdorur insulinën e vet për të tretur sheqerin. Përgjithësisht besohet se faktorët kryesorë që çojnë në diabet janë: gjenet e predispozuara, ushqim jo i ushqyeshëm, mungesë aktiviteti fizik, mbipesha…
Hapat në vazhdim do t’ju ndihmojnë të mësoni më shumë se si mund ta mbani nën kontroll diabetin.

-Ushqehuni shëndetshëm

Nëse keni mbipeshë trupore ose obezitet bisedoni me dietologun për përcaktimin e dietës së rekomanduar tek ju. Përpiquni të evitoni ushqimet me yndyre dhe karbohidrate (sheqerna).

-Masni nivelin e glukozës (sheqerit):

Bisedoni me mjekun endokrinolog (diabetolog) për mënyrën se si duhet të kontrolloni nivelet e glukozës në shtëpi.

-Kryeni aktivitet fizik

Stërvitjet ditore mund t’u ndihmojnë të përmirësoni nivelet e glukozës në gjak tek personat me diabet, por merrni miratimin e mjekut tuaj për të përcaktuar llojet e aktivitetit fizik që duhet të kryeni.
-Përpiquni të bëni matje të shpeshta të glukozës edhe esëll edhe dy ore pas ushqimit dhe matjen ne laborator çdo tre muaj te HbA1c (analize qe tregon mesataren e glukozes në gjak për dy-tre muajt e fundit).

Personat me risk janë: personat me mbipeshë trupore, personat me sëmundje të zemrës dhe hipertension arterial, personat që kanë të afërm me diabet, femrat shtatzëne apo që kanë lindur fëmijë > 4 kg, personat > 45 vjeç, dhe personat me dislipidemi (rritje të yndyrnave në gjak).

Advertisement