Connect with us

Kosova

Dialogu dhe marrëveshja finale/ Kurti diskuton me zyrtarët e BE-së dhe senatorë amerikanë

Kryeministri i Kosovës, po qëndron për vizitë në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën e Mynihut.

Në kuadër të punimeve të kësaj, Albin Kurti ka zhvilluar disa takime me zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe senatorë amerikanë.

Ai është takuar gjatë dy ditëve me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesin për dialog, Miroslav Lajçak.

Në takimin me zyrtarët e lartë të BE-së është diskutuar për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.

Gjithashtu është diskutuar edhe për takimin e radhës së nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që u caktua të mbahet më 27 shkurt në Bruksel.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Mynihut, Kurti zhvilloi takime edhe me senatorë amerikanë. Ai u takua me seantorët Bob Menendez, njëherësh Kryetar i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë, Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.

Në njoftimin për media thuhet se u fol për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, të pranuar tashmë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara.

Advertisement