Connect with us

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Takimi i ardhshëm mundësi e mirë për…

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryenegociatorin Petar Petkoviç.

Me anë të një postimi në Twitter, zyrtari i BE-së është shprehur se takimi i së hënës është mundësi e mirë për t’u dakorduar mbi hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në proces.

“Në Beograd u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryenegociatorin Petar Petkoviç për të diskutuar rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për të rënë dakord për hapat konkretë të ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak ka zhvilluar dje takim me kryeministrin Albin Kurtin, kryenegociatorin Besnik Bislimi, kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën dhe me përfaqësues të Listës Serbe dhe shoqërinë civile.

 

 

Lajçak ka deklaruar se ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm me kryeministrin Kurti për përparimin në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndërsa, Kurti është shprehur se në takimin me emisarin e BE ka theksuar nevojën që marrëveshja bazë të zbatohet tërësisht.

Advertisement