Connect with us

Rajon

Dialogu me Kosovën, Lajçak viziton nesër Serbinë

I deleguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditën e nesërme do ta vizitojë Serbinë. Diplomati sllovak do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në orën 11:00.

Ardhjen në Serbi dhe Kosovë e konfirmoi vetë Lajçak gjatë një intervistë për Kanal 10. Ai tha se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilët do të diskutojë për zbatimin e marrëveshjes për targat e arritur së fundmi, si dhe për hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në përputhje me planin franko-gjerman.

Duke komentuar afatet kohore për marrëveshje, bazuar në propozimin e ashtuquajtur franko-gjerman, Lajçak pohoi se nëse ekziston vullneti, çështja mund të përmbyllet brenda javësh.

“Ne besojmë se nuk duhet të shpenzojmë shumë kohë për këtë propozim dhe për këtë marrëveshje. Nëse palët janë të përkushtuara, serioze dhe të gatshme, kjo mund të përmbyllet brenda javësh”.-tha ai.

Advertisement