Kosova
Dialogu në Bruksel/ Kurti tregon prapaskenat e takimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit të ndërmjetësuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak e Josep Borell, se ai ishte i gatshëm të firmoste propozimin evropian por sipas tij, pala serbe ka refuzuar.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka thënë se nuk është arritur asgjë, pasi Kurti ka refuzuar Asociacionin. Gjithsesi sipas zyrtarëve të BE-së takimi ka qenë i suksesshëm, shkruan Koha Ditore.
Kryeministri Kurti pas takimit të ndërmjetësuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak e Josep Borell, ka thënë se ishte i gatshëm të firmoste dakordimin për propozimin evropian porse, sipas tij, pala serbe ka refuzuar.
“Ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Kam thënë se është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme, platformë solide për të ecur para. Do të ketë diskutime për planin e zbatimit, për çfarë edhe do të ketë diplomaci fluturuese siç i thonë, do të ketë takim të radhës të nivelit të lartë nga mesi i marsit, sërish me ndërmjetësimin e Z. Borrell e z. Lajçak.
Falenderoj të dy për punën që kanë bërë deri tash, besoj se jemi në rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.” – ka thënë Kurti për mediat pas takimit.