Connect with us

Kosova

Dialogu në kolaps/ BE-SHBA përgatitin terrenin të fajësojnë Kurtin

Dje emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka bërë një prej deklaratave më të prera që nga marrja e mandatit të tij përsa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ai ka thënë se një person, kushdo qoftë, dhe një pale, cilado të jetë, nuk mund të shmang detyrimin ligjor ndërkombëtar për krijimin e Asociacionit. Ai ka shtuar se “ne do ta bëjmë këtë duke gjetur partnerë të tjerë” dhe se “ka shumë partnerë që duan raporte më të mira me serbët”.

Ndërkohë edhe emisari sllovak, Miroslav Lajcak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë ka deklaruar se ka pasur pritshmëri më të mëdha për mirëkuptim nga Albin Kurti, ndërsa pas takimit me Aleksandër Vuçiç ka thënë se presidenti serb është treguar shumë konstruktiv dhe i gatshëm për të marrë vendime të vështira.

Këto zhvillime, Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, i sheh si përgatitje e terrenit nga SHBA dhe BE për të fajësuar kryeministrin Albin Kurti në rast se dialogu do të kolapsojë.

Advertisement