Kosova
Dialogu/ Nuk ka dhurata nga Plaku i Vitit të Ri për Kosovën
Shumë analistë dhe njohës të thelluar të situatës politike në Ballkanin Perëndimor, e vecanrisht të situatës mes Kosovës dhe Serbisë, janë shprehur skeptik se gjatë vitit 2024 do të ketë ndonjë zhvillim të rëndësishëm që do të finalizohej me nënshkrimin e ndonjë marreveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.
I të njëjtit mendim është edhe ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për Kosovën, Wolfgang Petritsch.
Sipas tij, lista e gjatë e një serie zgjedhjesh që nisin me Serbinë më 17 dhjetor, zgjedhjet e rregullta gjatë vitit të ardhshëm në Bashkimin Evropian si edhe ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregojnë se s’do të kemi përparim konkret në dialogun Kosovë-serbi
Sipas Petritsch, viti i ardhshëm më shumë do të fokusohet në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërmjet dy vendeve dhe në tërësi rajonit.
Diplomati austriak, ndër të tjera, ka thënë se duhet përshëndetur shtimi i forcave të NATO-s në Kosovë, për të parandaluar, siç tha ai, situata të rrezikshme si ajo e 24 shtatorit në Banjskë të Zvecanit në veri të Kosovës, agresion të cilin institucionet ne Prishtinë e konsideruan terrorist dhe të sponsorizuar nga Serbia.