Kosova
Dialogun Kosovë-Serbi duhet ta udhëheqë SHBA/ Thirrja nga Uashingtoni
Ish i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet të ndryshojë kurs dhe dialogun me Serbinë ta marrin në dorë ShBA-të.
“Dialogun në vazhdim ta udhëheqin ShBA”, tha ai teksa dhe propozoi disa pika. Ai u shpreh se “të dyja palët duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme” dhe “Kushdo që ka sulmuar KFOR-in, Policinë e Kosovës apo protestuesit serbë duhet të përgjigjet”
Grenell sugjeroi që kryetarët e rinj të punojnë në vende alternative, teksa sipas tij, zgjedhjet e reja atje duhet të zhvillohen menjëherë dhe protestuesit të largohen nga rrugët.
Kujtojmë se që nga fillimi i protestave në veri, nuk është raportuar për asnjë sulm ndaj protestuesve serbë, teksa këta të fundit kanë sulmuar me gurë e bomba molotov gazetarët, policët e KFOR-in. Në disa raste, protestuesit kanë përdorur edhe armë zjarri, ku 3 ushtarë të KFOR-it janë plagosur me armë zjarri.