Politike
Diaspora të “vrasë” me votë Ramën, krijuesin e Diasporës
Nga Basir Çollaku
Mijëra pallate me para kokaine
Mijëra hyrje me demek rindërtim tërmetesh
Tani do blejnë për palestinezët së paku 20 mijë shtëpi. Një tërmet demografik.
Rama po ndërton në prag zgjedhjesh Diasporën e Palestinës në Shqipëri. Pas ujgurëve, iranianëve, muxhahedinëve, afganëve, bangladeshasve, kampit afrikan në Lezhë, pyetja është po shqiptarët kanë vend më në atdheun e tyre.
Diaspora në 12 vitet e qeverisjes së Ramës është shtuar me 1 milionë shqiptarë duke bërë që në Shqipëri të ketë më pak banorë vendas se sa jashtë saj. Të ikurit nga mandati në mandat kanë motive të shtuara. Humbën vendet e punës masivisht me urdhër partied. U ekspozuan ndaj pasigurisë së jetës Përfunduan burgjeve për një faturë energjie të banesave. Falimentuan bizneset e vogla nga taksat, gjobat me porosi, konkurenca shkatërruese. U linçuan vetë dhe të afërmit nëse nuk votonin autokratin kryeministër. Nuk kishte më rëndësi shkollimi i tyre. Leja për zotësi, e aftësi gare merrej në parti, ose vitet e fundit në bandëparti.
Pronat prej tre dekadash banojnë në salla gjyqi ndërsa klientët e qeverisë grabisin me VKM këdo kanë vënë në shenjestër. Prioritet mori kultivimi i hashashit se sa i dijes. Në shkolla librat u zëvëndësuan me thikat. Në spitale ilaçet jepen me autorizim partie, si televizorët në kohë të qoftëlargut.
Institucionet u privatizuan dhe u kthyen në biznese politikanëve drejtues. U sajua një reformë me emër drejtësi në 2016 dhe u trashën padrejtësitë Bregdeti u pushtua nga strategjikët e botës së kokainës vendas dhe të huaj. Bredhja nëpër Diasporë e qeverisë e gjitha e inkriminuar me dosje në SPAK është akti mafioz për të mbajtur pushtetin e shkombëtarizuar shqipërinë. Kanë angazhuar grupet kriminale nëpër botë. Po krijojnë dosje elektorale si 184, 339, Metamorfozë, Revansh, nëpër botë. Pasi larguan shqiptarët dhe e kanë bërë vendin kosh refugjatësh.
Dhe shqiptarët nëpër botë nëse duan të kthehen ndonjëherë qoftë edhe për një natë në atdhe lodhen kot nëse nuk kontribuojnë me votë për të rrëzuar kryeministrin serb të Tiranës. Opozita, PD duhet të përfshijë shqiptarët e larguar në klto 30 vite, si aksionerë e përfaqësues në programin dhe qeverisjen.