Connect with us

Politike

‘Dibra nuk mund të varroset’, Berisha: Skavica është një aferë korruptive

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Skavica është varri i Dibrës dhe se i gjihtë projekti është një vepër e madhe korrupsioni. Teksa prezantonte kandidatin për Bashkinë Dibër, Ismail Uka, ai tha se afera e Skavicës është një aferë korruptive dhe i kërkoi kompanisë Bechtel sepse është kontratë pa garë dhe këto kontrata pa garë janë korruptive. Po ashtu, tregoi një plan i tillë ishte edhe në vitin 2005 kur kryeministër ishte Fatos Nano. Por theksoi se nuk kishte pranuar.

“A duhet të flasim me veten tonë të gjithë se cilat janë përgjegjësitë tona para këtij vendi? A duhet të ndalemi pak te detyrimet që kemi ndaj fëmijëve tanë? A duhet të ndalemi pak në detyrimet që kemi ndaj atyre që në kushtet më të vështira u ngritën, ranë për t’u bërë të pavdekshëm vetëm që Dibra të jetojë, vetëm që dibranët të mbeten dibranë? Koha thërret çdo shqiptar, t’i dëshmojë një grimë dashuri Shqipërisë, Dibrës. Se meriton shumë më tepër. Se Shqipëria dhe Dibra kanë çdo potencial, nuk kanë faj ndaj nesh ato. Fajin e ka regjimi i Edi Ramës, por faj kemi edhe ne në qoftë se nuk e ndëshkojmë me votën tonë. Të mos bëhemi bashkëfajtorë në këtë dramë kombëtare. Çfarë ndodh në Dibër? Janë vërsulur të mbysin Dibrën. Çfarë është Skavica? Është varri i Dibrës. A do pranojmë ne të bëhemi mortorë në varrimin e saj? Po pse do ta varrosim ne Dibrën? Të fundosësh 27 fshtra. Të largosh 20 mijë banorë. Çfarë mbetet në Dibër, më thoni ju mua? E gjitha vepër korrupsioni, e gjitha vepër hajnie. Projekt i Enver Hoxhës. Por diktatori e kishte mbyllur nga të katër anët Shqipërinë, nuk komunikonte me botën dhe bëri digat. Dibrën vendosi ta çoj në Hoxharë. Megjithatë nuk guxoi. Jo.Përmbysi fshatra të tëra nga Vau i Spacës në Shumëri, fshatra të mrekullueshëm. I kam të gjitha memorie nga fëmijëria ime kur shkoja në Shkodër. Fshatra buzë Drinit, deri tek qyteti i ri. Por ajo që përmbyste më shumë ishte Skavica. U ndal. A mundet ne tani të përdorim një projekt të Enver Hoxhës?

Në vitin 2005 kryeministër, Fatos Nano e kishte dhënë. Dy kompani shumë serioze italiane, nuk e harroj ndonjëherë bisedën me ta. I them unë, nuk e pranoj. Ishte firmosur kontrata. I them unë jo, më vjen keq, por jo, unë këtë nuk mund ta pranoj, sepse unë nuk pranoj përmbytje. Ua shpjegova. Dhe këta burra fisnikë, absolutisht në zyrën time më thanë: kryeministër, ti ke të drejtë. Po një vend i lirë, që sot ka mundësi me erë dhe diell të krijosh energji nga të gjitha burimet. Të shkojë dhe të përmbysë 32 fshatra, të përmbysë një krahinë, duhet të jesh pa asnjë ndjenjë njerëzore, ose nuk duhet të jesh normal nga kapacitetet mendore që të marrësh një vendim të tillë. Afera e Skavicës është një aferë korruptive. I kërkoj kompanisë Bechtel të heqë dorë, sepse është kontratë pa garë, dhe në vendin e tij, dhe në vendin tim dhe në çdo vend kontratat pa garë janë korruptive. Tani po shet aksionet, i bëj thirrje qeverisë britanikë të mos lejojë kompanitë britanike të blejnë aksione. Sepse Dibra nuk mund të varroset. Dibra do ecë në shekuj dhe mijëvjeçarë e lirë!,“-tha Berisha.

FJALA E PLOTË KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT PËR BASHKINË DIBËR, ISMAIL UKA

Të dashur dibrane edhe dibranë, vëllezër e motra. Zonja e zotërinj, të pranishëm në këtë sallë. Dibrane edhe dibranë, kudo që jeni në këtë rreth të bekuar në Shqipëri dhe në të katërta anët e dheut, një përshëndetje të përzemërt vëllazërore. Një mirënjohje të pakufijshme, ju për praninë sot në këtë takim fantastik, entuziast, në të cilin ju përcillni në të katërta anët e këtij qarku, dhe në mbarë Shqipërinë, mesazhin e madh të shumëpritur të ndryshimit, të fitores, të rivendosjes së pluralizmit më datën 14 maj, të fitores së opozitës. Mirënjohja ime është e pakufijshme, ndaj dibraneve dhe dibranëve. Është krenari dhe privilegj mbështetja e tyre e madhe dhe e çmuar. Në 32 vitet e ekzistencës së PD, ne mbetemi pafundësisht mirënjohës.

I dashur z.Çlirim Gjata, drejtues politik i grupit elektoral për qarkun e Dibrës. I dashur z. Ilir Krosi, kryetar i PD të Dibrës. I dashur z. Ismail Uka, kandidat për qytetar të parë të Bashkisë së Dibrës. I dashur z. Skënder Gjuci, kandidat i parë të Bashkisë së Matit. I dashur z. Bedri Hoxha, kandidat në mungesë, kandidat për Bashkinë e Klosit. I dashur z. Defrim Fiku, kryetari i ardhshëm, kandidat për Bashkinë e Bulqizës. Të dashur drejtues të degëve të PD të qarkut të Dibrës, i nderuar z. Spahiu, ju falënderoj për praninë tuaj sot.

Miqtë e mi!

Ne mblidhemi sot për të paraqitur para jush kandidatin e opozitës shqiptare, koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Peshkopisë, z. Ismail Uka. Ismail Uka është një biri juaj, i cili mishëron në vetvete virtytet më të arrira të dibranëve, shpirtin e tij punëtor, ndeshmërinë, përkushtimin, atdhetarinë, dashurinë për Dibrën, dashurinë për ju. Ismail Uka vjen sot para jush si kandidat i juaji, si kandidat i lirisë, si kandidat i votuar nga ju, dhe jo nga kryetari i partisë, jo nga kryesia e partisë. Dhe ky është një ndryshim i madh. Por Ismail Uka, me Skënderin në garë u nda me një votë. Megjithatë, fakti që ai fitoi me një votë, nuk e zhvlerëson aspak fitoren e tij, përkundrazi u dëshmon ju se çdo votë e juaj kushton dhe ndonjëherë kushton tërë fitoren. Përpjekje të mëdha u bënë. Pati një rezistencë ndaj Primareve. Në zona të caktuara më kërkonin me çdo kusht që edhe të hiqnim dorë prej tyre. Por kurrë nuk u tërhoqa për të qenë besnik ndaj jush. Sot ne, nga Tropoja deri në Konispol, të gjithë kandidatët tanë janë kandidatë të lirisë, kandidatë të anëtarëve, mbështetësve të PD. Kjo e bën Ismailin, e bën Defrimin, e bën Skënderin, e bën Bedriun, i bën të gjithë kandidatët tanë kudo që janë, dy herë më të përgjegjshëm para jush. Dhe ju garantoj ju se ata do jenë shërbëtorët tuaj, se ata do punojnë së bashku me ju për një model të ri, për një ndryshim të madh që ka nevojë jetike Dibra, që ka nevojë jetike Shqipëria. Se ata do përdorin me transparencë të plotë çdo qindarkë të taksave tuaja, të gjitha burimet që do mund të sigurojnë për t’i kthyer ato në mbështetje të jetesës aty ku jeni të infrasktrukturës, të bizneseve, të fermave, të shkollave, shërbimit shëndetësor.

Dibra si qark, Peshkopia si rreth ka potenciale të jashtëzakonshme, potenciale të mëdha turistike, buqjësore-blegtorale, ka ujërat e famshme termale. Por mbi të gjitha pasuria më përrallore janë dibranët, mendja e tyre, shpirti i tyre punëtor. Unë kam besim se me 14 maj, ju do votoni ndryshimin, do votoni për Dibrën, do votoni për Shqipërinë.

Po unë sot jam këtu te ju për t’i bërë thirrje mençurisë suaj, atdhetarisë suaj, shpirtit tuaj punëtor, të mos harrojmë se me 14 maj janë vërtet zgjedhjet për qeveritarët vendore, por më 14 maj janë zgjedhjet e jetës sonë. Më 14 maj, çdo dibrane edhe dibran, çdo shqiptare edhe shqiptar, me votën e vet, vendos, firmos fatin e Shqipërisë, vendos firmos të ardhmen e Shqipërisë. Po, pse e them unë këtë? Ku e mbështes unë këtë?

Në qoftë se analizojmë sot situatën tonë, ne jemi në një rrokullisje që kurrë nuk mbahet mend. Dibra po pakësohet dhe shkretohet me një shpejtësi të rrufeshme. Po kështu, Shqipëria. Kurrë ndonjëherë në historinë e këtij kombi, nga këto troje, nga ky vend, nuk janë larguar në 8 vite, 35% e shqiptarëve. Asnjë luftë, asnjë betejë, asnjë fatkeqësi, as Lufta e Parë Botërore, as Lufta e Dytë Botërore, asgjë nuk ka përzënë shqiptarët nga trojet e tyre, sa ka përzënë ky regjim në 8 vite.

Po pse, çfarë ndodh?

Në rrafshin politik ka ndodhur një mënxyrë e vërtetë. Në Shqipëri është vendosur monizmi. Edi Rama sot kontrollon çdo pushtet në vend, përveç Bashkisë në Shkodër. Edi Rama kontrollon sot 10% më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991. Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet dhe i përdor ato në shkelje flagrante të ligjeve dhe të Kushtetutës. I përdor ato, sipas orekseve të veta. Në rast se ju bëni këtë analizë, atëherë për çdo shqiptar është e qartë, monizmat në histori kanë qenë dramat më të mëdha të kombeve. Monizmi i parë që bazohej në doktrinën marksiste-leniniste i shkatërroi shqiptarët më shumë se çdolloj regjimi në të gjitha kohërat. Na shkatërroi në atë shkallë, saqë kur u zgjuam, kur dolëm prej tij në vitin 1992, ne banorë të një vendi të bekuar, me pasuri përrallore kishim të ardhura për frymë 208 dollarë në vit. Unë ish-president i juaji, kisha një rrogë 16 dollarë në muaj. Këto të ardhura e barazonin Shqipërinë vetëm me dy kombe të tjera në planet. Me Ugandën dhe Angolën. Ky monizëm i dytë po na përzenë nga trojet. Po në përzë në një mënyrë të pamëshirshme. A do vazhdojmë ne ta braktisim këtë vend, i cili ka çdo pasuri, i cili ka kapacitete dhe pasuri për 10 herë më shumë shqiptarë sa ç’janë sot. A është kjo një thirrje që vjen nga thellësitë e kësaj toke? Sikur Shqipëria të kishte zë, a nuk do ushtonte në katër anët e saj me pyetjen: pse po më braktisni, pse po largoheni? Sikur ata që ranë për lirinë e saj, të mund të flisnin edhe njëherë, a nuk do të pyesnin: po pse ramë ne, kur ju braktisni të gjithë këtë vend?

Imagjinoni për një moment. Në qoftë se në 8 vite u larguan nga kjo tokë për në BE, 937 mijë statistika e fundit, dhe po t’i marrim vendet e tjera shkon mbi 1 milionë, çfarë do ndodhë me ne pas 8 vitesh të tjera, dhe çfarë do të ndodhë me ne pas 16 vitesh? Çfarë jemi ne atëherë? A duhet t’ia shtrojmë këtë pyetje vetes? Si mund të pranojmë ne një situatë të tillë? A duhet ne të blejmë dhe të shesim vota, apo duhet të përzëmë këtë regjim monist, i cili po sillet me shqiptarët më keq se çdo pushtues tjetër. I cili po përze shqiptarët sa asnjë pushtues tjetër. A mundet ne të rrimë soditës? A mundet ne të vazhdojmë të përgjumur? A mundet ne të vazhdojmë të shesim votën me 100 euro, apo 300 euro? A mundet ne të mashtrohemi nga njerëz që nuk kanë asnjë moral. Ju qytetarin shqiptar e konsideroni qënie inferiore. Shqipërinë e shndërruan në një vend të mallkuar për shqiptarët. Dibrën e shndërruan në një vend të mallkuar për dibranët, në një kohë kur është një tokë e bekuar, Dibër e bekuar.

A duhet të flasim me veten tonë të gjithë se cilat janë përgjegjësitë tona para këtij vendi? A duhet të ndalemi pak te detyrimet që kemi ndaj fëmijëve tanë? A duhet të ndalemi pak në detyrimet që kemi ndaj atyre që në kushtet më të vështira u ngritën, ranë për t’u bërë të pavdekshëm vetëm që Dibra të jetojë, vetëm që dibranët të mbeten dibranë? Koha thërret çdo shqiptar, t’i dëshmojë një grimë dashuri Shqipërisë, Dibrës. Se meriton shumë më tepër. Se Shqipëria dhe Dibra kanë çdo potencial, nuk kanë faj ndaj nesh ato. Fajin e ka regjimi i Edi Ramës, por faj kemi edhe ne në qoftë se nuk e ndëshkojmë me votën tonë. Të mos bëhemi bashkëfajtorë në këtë dramë kombëtare. Çfarë ndodh në Dibër? Janë vërsulur të mbysin Dibrën. Çfarë është Skavica? Është varri i Dibrës. A do pranojmë ne të bëhemi mortorë në varrimin e saj? Po pse do ta varrosim ne Dibrën? Të fundosësh 27 fshtra. Të largosh 20 mijë banorë. Çfarë mbetet në Dibër, më thoni ju mua? E gjitha vepër korrupsioni, e gjitha vepër hajnie. Projekt i Enver Hoxhës. Por diktatori e kishte mbyllur nga të katër anët Shqipërinë, nuk komunikonte me botën dhe bëri digat. Dibrën vendosi ta çoj në Hoxharë. Megjithatë nuk guxoi. Jo.Përmbysi fshatra të tëra nga Vau i Spacës në Shumëri, fshatra të mrekullueshëm. I kam të gjitha memorie nga fëmijëria ime kur shkoja në Shkodër. Fshatra buzë Drinit, deri tek qyteti i ri. Por ajo që përmbyste më shumë ishte Skavica. U ndal. A mundet ne tani të përdorim një projekt të Enver Hoxhës?

Në vitin 2005 kryeministër, Fatos Nano e kishte dhënë. Dy kompani shumë serioze italiane, nuk e harroj ndonjëherë bisedën me ta. I them unë, nuk e pranoj. Ishte firmosur kontrata. I them unë jo, më vjen keq, por jo, unë këtë nuk mund ta pranoj, sepse unë nuk pranoj përmbytje. Ua shpjegova. Dhe këta burra fisnikë, absolutisht në zyrën time më thanë: kryeministër, ti ke të drejtë. Po një vend i lirë, që sot ka mundësi me erë dhe diell të krijosh energji nga të gjitha burimet. Të shkojë dhe të përmbysë 32 fshatra, të përmbysë një krahinë, duhet të jesh pa asnjë ndjenjë njerëzore, ose nuk duhet të jesh normal nga kapacitetet mendore që të marrësh një vendim të tillë. Afera e Skavicës është një aferë korruptive. I kërkoj kompanisë Bechtel të heqë dorë, sepse është kontratë pa garë, dhe në vendin e tij, dhe në vendin tim dhe në çdo vend kontratat pa garë janë korruptive. Tani po shet aksionet, i bëj thirrje qeverisë britanikë të mos lejojë kompanitë britanike të blejnë aksione. Sepse Dibra nuk mund të varroset. Dibra do ecë në shekuj dhe mijëvjeçarë e lirë!

Miqtë e mi!

Zgjedhjet më 14 maj janë zgjedhje për rivendosjen e pluralizmit, në të cilat ne demokratët, sollëm në Shqipëri pluralizmin, por në vitin 2019, ne u bëmë bashkëautorë në rrënimin e pluralizmit, bojkotuam zgjedhjet lokale në një gabim historik, në një gabim të pafalshëm. Ndaj dhe na duhet të punojmë dyfish, na duhet të punojmë ditë e natë, që këta burra që kemi këtu, Ismail Ukën, Skënder Gjucin, Defrim Fikun, Bedri Hoxhën t’i kemi qytetarë të parë, të përmbysim monizmin në qarkun e Dibrës, dhe t’i kthejmë qytetarë të parë të bashkive të vendit. Më 14 maj ne kemi një shans të madh të jetës sonë, të ndahemi nga një grup hajdutësh, nga një organizatë kriminale që përdor paratë tuaja në mënyrën më abuzive, që vjedh dhe vetëm vjedh. Kudo që shkoj, me fakte, me dokumenta del se ky sistem sot është sistemi i vjedhjes universale të qytetarëve. I vjedhjes së qytetarëve në çdo gjë. Por tani më lejoni të argumentoj, të faktoj. Në vitin 2008 ne ishim njerëzit e tretë më të varfër të planetit. Me mund dhe punë, me lumenj djerse, me reformat arritëm të dalim nga ato hone, të ngjitemi në grupet e vendeve të mesme të larta. Dhe kjo ishte një arritje jetësore. Ne shqiptarët paguheshim më mirë se të gjitha kombet e tjera të Ballkanit, përfshi këtu bullgarët dhe rumunët që ishin anëtarë të BE. Ndërkohë, ju jeni dëshmitarë se krahas dyfishmit të rrogave dhe pensioneve, u ndërtuan në të katërta anët e vendit mbi 11 mijë km rrugë, mbi 1300 shkolla, spitale, qendra shëndetësore. U subvenncionuan dhjetëra e mijëra fermerë. Po sot, ku jemi? Çfarë ndodhi nga 2013 e deri më sot? Çdo qytetar sot merr 30% më pak se në 2013, sepse çmimet janë rritur nga vjet deri në sivjet. Statistika zyrtare tregon se çmimet e ushqimeve janë rritur me 12% brenda një viti.

Pra, rrogat dhe pensionet sot janë më të ulëtat në Ballkan. Janë më të ulëtat, 30,40% më të ulëta se Kosova. Cilat qenë pasojat? Pasojat qenë dhimbje nga skamja, thellim i varfërisë, dëshpërim, rënie në depresion, largim. Nga 2007 deri në 2014 nuk ishim të pasur, por ishte një varfërim në pakësim. Ishim në ngjitje. Ndaj edhe shqiptarët shtoheshin çdo ditë në Shqipëri. Numri i shqiptarëve në Dibër dhe në Shqipëri rritej çdo ditë. Kjo është e vërteta. Kurse tani është një varfëri në thellim. U desh të vijnë zgjedhjet, që të fillojë lojën cinike Edi Rama, njeri pa ndjenja, se do bëjë rrogën mesatare 900 euro, dhe do u japë 5 mijë lekë pensionistëve. Pensionistëve duhet t’u dyfishosh pensionin. Pensionistëve, Albin Kurti ua rriti pensionet me 100 euro në muaj, dhe ua rriti vetëm për shkak të rritjes së çmimeve. Rrogëtarëve ua rriti 120 euro të gjithëve, studentëve u dha 100 euro. Padiskutim! Po pse, nga i mori? U rritën çmimet. Rritja e çmimeve, rrit të ardhurat, dhe ato të ardhura ua kthen qytetarëve. Çfarë bëri ky? U rritën çmimet, u krijuan 520 milionë euro më shumë, në vend që t’ua kthente ju, ia ktheu vetes me klientelën e tij. Ia dha klientelës për rrugë, të cilat i ndërton. Të cilat vijmë tani shumë thjesht, vjedh sepse ndërton rrugën me 24 milionë euro, në një kohë që në Europë dhe në Shqipëri ajo ndërtohet me 2 deri në 3 milionë euro. Vjedhin, sepse ndërton shkollën me 6 milionë euro, në një kohë kur shkolla publike në Berlin, në Paris dhe kudo ndërtohet me 700 mijë euro.

Vjedhin, sepse deklaron sikur shqiptarët të jenë njerëz primitivë. U thotë se kam mbjellë 1 milionë pemë në Tiranë. 1 milionë pemë, janë një pyll minimumi 600 hektarë për kushte optimale, të paktën 900 hektarë. Kujt ua thotë? Ua thotë qytetarëve të kryeqytetit. Po pse ua thotë, si ua thotë do thoni ju? Sepse vjedh me fidanët, sepse faturon 1 milionë fidanë. Këta nuk kanë asnjë skrupull. Sepse, 61% të fondit të të ardhurave i paguajnë rroga për militantët. KLSH deklaron se qeveria në 9 muajt e parë të vitit 2021 vodhi 122 miliardë lekë. 122 miliardë lek të dashur miq, janë të barabarta me 130% rrogat vjetore të shqiptarëve. Fondi i rrogave në Shqipëri është 97 miliardë lek. Edi Rama ka marrë gjatë kësaj periudhe 5 miliardë euro borxh. Në qoftë se në periudhën 2005-2013 borxhi u rrit nga 58.2% në 62.6%, pra u rrit me 4.4%. Borxhi me Edi Ramën është rritur nga 66.6% në 107%. Është rritur me 5 miliardë euro. Me 5 miliardë euro mund të rrisje 8 herë rrogat, dhe pensionet. Por jo, jo. Kanë fryrë kontot e tyre bankare. Kanë krijuar një sekt që vjedhin nga mëngjesi deri në darkë. Udhëton për vete me avion me dhomë gjumi, shpenzon sikur të ishte i biri i Sulltanit të Arabisë Saudite, 22 milionë euro udhëtime. Ajo ministrja që vjen këtu, ajo është një babëzi. Ajo po të kishte një emër tjetër do të ishte Babëzi-Balluku.

Po a e dini ju se ajo ulet në tryezë dhe porosit biftekun sa një ka, 1 mijë euro? Po njeriu ka një sens, njeriu publik ka një sens, dhe ka një ndjeshmëri ndaj atyre që qeveris, ndaj qytetarëve. Niset jashtë shtetit me thesar 22 milionë euro. Po ku i çon këto 22 milionë euro në udhëtim? Çfarë i bën kjo ato? Ishte tjetra, vinte në mbledhjet e organizatës të partisë në Dibër me helikopter. 15 udhëtime, 300 mijë euro shpenzimi i udhëtimit me helikopter. Këta nuk kanë lidhje me ju, këta ju urrejnë ju, këta i urrejnë qytetarët. Këta i urrejnë socialistët, urrejnë demokratët, urrejnë shqiptarët. Ndaj edhe koha është të bashkohemi. Çdo socialist duhet të bashkohet sot me ne, çdo i paparti duhet të bashkohet me ne, sepse pluralizmi është jetik për liritë tona. Duhet të bashkohen me ne, sepse kjo vjedhje që u bëhet shqiptarëve, nuk i bëhet asnjë kombi tjetër në botë. Sepse vjedhja ka plasur rrugëve ditën për drekë, nuk e fshehin më. Ai del e thotë se mbolla 1 milionë pemë. Harron se edhe një fëmijë i klasës së tretë mund të bëjë llogaritjet që ka vjedhur 600 hektarë. Nuk pyesin fare. Nuk kanë cipë, nuk kanë asgjë. Nisën Rrugën e Arbrit? Ku është? E lamë gati me financim, projekt e çdo gjë. Çfarë ndodh në rrugën e Arbrit ua them unë ju? Ndoqën projektin e vjetër. Projekti i vjetër, është ky që ta dini. Në projektin e vjetër, tuneli i Murrizit nuk mund të shpohej aty ku ishte parashikuar. Kompani ndër më seriozet në Europë, daneze, na tha se rruga do të ishte përfunduar, se ne ndërtuam 32 km, dhe unë e quaj atë rrugën e dytë të Kombit, dhe absolutisht do të përfundonte. Kompania daneze na tha: në qoftë se shponi në këtë nivel do të bini në zhavorr dhe ujë dhe nuk e nxirrni. Sigurisht që ne nuk mund të vepronim në kundërshtim me konsulencën shkencore, dhe filluam projektin, do ngrihej tuneli 100 metër më lartë në kuotë. Aty kompania pas studimit, na garantoi se shpimi është i sigurt. Kurse këta, e përzunë kompaninë. E përzunë se nuk bënë dot pazarin me të. Dhe vazhdon. Çdo palë zgjedhje deklarojnë se do fillojmë rrugën Ura e Cerenecit në Peshkopi. Po gënjeshtarë që nuk kanë asnjë cipë. Edhe tani, deklaroi para tri ditësh zonja se, do fillojmë rrugën, dhamë kaq. Po çfarë të pengoi ty 8 vite për të përfunduar atë rrugë? Çfarë të pengoi, më thuaj pak? Të pengoi diskriminimi madhor që i bën Dibrës dhe i që i bën në tërësi veriut. Djallëzisht të pengoi edhe projekti i Skavicës, se do që ta përmbysësh deri në Maqellarë, e të gjithë atë zonë, pastaj të shohim se ku do ndërtohet rruga. Kjo është arsyeja. Ndaj ju ftoj të bashkohemi më 14 maj se janë zgjedhjet e jetës sonë. Kurrë ndonjëherë, nga viti 1992, vota jonë, vullneti ynë nuk ka patur një peshë më të madhe, nuk ka patur një vlerë më të madhe për shqiptarët, për Shqipërinë, për Dibrën, për fëmijët tanë, për historinë tonë, për të ardhmen tonë.

Advertisement