Connect with us

Pinknews

DiCaprio dhe Morrone i japin fund lidhjes

SHBA– Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij prej më shumë se katër vitesh, Camila Morrone, janë ndarë.

Burime konfirmuan ndarjen e çiftit për revistën People. DiCaprio, 47 vjeç dhe Morrone, 25, të cilët e kanë mbajtur lidhjen e tyre private, bënë daljen e parë si çift në Oscar 2020.

“Leo dhe Cami u ndanë”, tha një burim për ET. 

“Ata kanë kaluar shumë kohë të ndarë këtë verë”.

Në dhjetor 2019, Morrone foli me Los Angeles Times në lidhje me diferencën në moshë të qiftit dhe tha se nuk ka asnjë rëndësi për të.

“Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood dhe në historinë e botës ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë,” tha aktorja. 

Kujtojmë se DiCaprio nuk është lidhur asnjëherë me një vajzë mbi 25 vjeçe dhe mesa duket huqi del me shpirtin.

Advertisement