Connect with us

Kosova

Diçka e madhe do të ndodhë/ Kurti e Vuçiç luajnë njësoj, mashtrojnë diplomatët

Publicisti Shkëlzen Maliqi tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po luan lojë të ngjashme me atë të presidentit serb, Aleksander Vuçiç dhe se “politika e brendshme e tij është katastrofike”.
“Albin Kurti erdhi në pushtet duke e akuzuar regjimin e mëparshëm të Hashim Thaçit se ka vjedhur njerëzit dhe më pas është mbajtur nga ambasadat perëndimore si person i shantazhuar nga krimi dhe për rrjedhojë ka pranuar marrëveshje të këqija për Kosovën. Kurti e portretizon veten si një politikan i vendosur dhe parimor që nuk dorëzohet para presioneve të Perëndimit. Loja e tij është e ngjashme me atë të Vuçiqit, populiste. Politika e tij e brendshme është katastrofike. Ai po përpiqet t’e përshtatë të gjithë qeverisjen dhe ligjet me interesat partiake, siç bën Vuçici” – deklaroi Maliqi duke theksuar se Kurti dhe Vuçiqi jane treguar bashkëpunëtorë të suksesshëm “në pengimin e dialogut” dhe se ata ia arriten “te mashtrojnë diplomatët perëndimorë për tri vjet”.
“Për shkak të kësaj, Kosova ka një vit që është nën sanksionet e BE-së. Gjithcka qe ka bere, ALBIN Kurti me shumë mundësi do ta paguajë duke humbur pushtetin në fillim të vitit të ardhshëm. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Vuçiqin, që ndryshe nga Kurti, ende gjen burime për të bërë marrëveshje të mëdha me fuqitë botërore duke mashtruar” – deklaroi Maliqi, duke shtuar se rajoni nuk mund të përmirësohet derisa të dy kombet te arrijnë një marrëveshje, por ai u shpreh se “diçka tjetër e komplikon këtë situatë”.
“Albin Kurti luan budallain kur e llogarit si të drejtë sovrane të Kosovës, ndaj mburret me guxim para opinionit se pas njëzet vitesh sundim të dyfishtë dhe kontroll de facto të veriut nga Beogradi, ai u çlirua. Gabim edhe më i madh ishte dërgimi budallallëk dhe i pasuksesshëm i një grupi terrorist në veri të Kosovës. Ky është atuti i tij më i madh parazgjedhor te votuesit naivë, të cilët shohin se aktualisht në terren është vetëm policia e Kosovës” – theksoi analisti Skender Maliqi

Advertisement