Connect with us

Pinknews

‘Diddy është i pafajshëm’/ Shokon Sonila Meço: Do kisha shkuar në ato party, por…

Sonila Meço ka qenë e ftuara e parë në shown më të ri në Vizion Plus të komedianit Albano Bogdo. E ftuar në “2984” Meço u pyet edhe për skandalin që ka tronditur Hollivudin, atë të P Diddy.

E pyetur nga Albano se a do të merrte pjesë në festat e P Diddy, Meço tha se varet çfarë do të vishte.

Bogdo: Çështja P Diddy?

Meço: Ka dy anë historie, P Diddy është i pafajshëm derisa të dalë vendimi i gjykatës.

Bogdo: Mbajeni shënim, Sonila Meço: P Diddy është i pafajshëm. Do kishe shkuar në këto party ti?

Meço: Nuk e di, varet çfarë do vishja

Advertisement