Connect with us

Bota

Die Welt: Lajçaku urgjent të shkarkohet, Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiç

Gazeta konservatore gjermane “Die Welt” shkruan në një koment se sulmi në veri të Kosovës tregon se perëndimi gjendet para një grumbulli me rrënoja. Brukseli më në fund duhet ta kuptojë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka dështuar dhe se kjo ka ndodhur për shkak të politikës destruktive të presidentit serb.

Lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë gazeta gjermane “Die Welt” ka botuar një koment të ashpër dhe me kërkesa të qarta ndaj BE-së dhe Serbisë.

“A nuk po e sheh Perëndimi se çfarë është duke bërë vaki para derës së BE-së? A nuk po e vërejnë europianët se për presidentin e Rusisë Vlladimir Putin është punë e lehtë që atmosferën shpërthyese në Kosovë ta nxisë edhe më shumë me ndihmën e Serbisë si vend kandidat për BE dhe kështu, në rastin më të keq, ta fundos sërish në luftë mbarë Ballkanin?”

Sipas “Die Welt” kjo për Perëndimin do të ishte një katastrofë tjetër që i shkon në dobi Moskës. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e formuluar nën drejtimin gjermano-francez, sipas gazetës gjermane, nuk ka vlerë. Bisedimet mes palëve nën drejtimin e Brukselit nuk kanë sjellë asgjë prej vitesh. “Mirosllav Lajçaku, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, ka dështuar dhe do duhej prej kohesh të ishte shkarkuar”, nënvizon “Die Welt”. “Edhe sa kohe do I duhet Washingtoni ta shikoje këtë situatë? A po e sheh presidenti i SHBA-ve Joe Biden rrezikun e përhapjes së zjarrit?”, pyet kjo e përditshme. “Mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë nuk ka më besim. Ky është një problem i madh. Sigurisht edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë gabime. Por arsyeja e vërtetë e tensioneve është politika destruktive e Vuçicit. Ishin huliganët kriminelë serbë që në pranverë sulmuan ushtarët e NATO-s. Ishte Vuçic i cili dërgoi ushtrinë në kufirin kosovar dhe i tërhoqi zyrtarët serbë nga policia kosovare. Frika nga radikalizimi i mëtejshëm i Serbisë, por edhe nga një aleancë edhe më e ngushtë mes Beogradit dhe Moskës po e bën Perëndimin të tregohet shumë i butë ndaj Vuçic. Dhe ky është një gomarllek trashanik” – shkruan gazeta gjermane

Advertisement