Aktualitet
Dieta të rreme me 300 euro, lirohet 41-vjeçarja
Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për dietologen e arrestuar 3 ditë më parë, Silvana Balliu.
Gjatë seancën, 41 vjeçarja nuk ka dhënë asnjë sqarim për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Ndërsa avokati mbrojtës, Jordan Daci kundërshtoi pretendimet e prokurorisë se klientja e tij është e dyshuar për mashtrim.
Silvana Balliu u arrestua më 13 tetor në kuadër të operacionit “Dietologia”. 41-vjeçarja administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij. Pas verifikimeve të bëra nga Policia në sajë të denoncime të bëra nga qytetarët dhe bërjes publk të rastit në emisionin investigativ “Piranjat” ajo u arrestua nga blutë e kryeqytetit. Ajo merrte 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara.