Connect with us

Kronike

Digjen 5 dyqane gjatë natës në Kamëz, dëme materiale

Gjatë natës 5 dyqane në Kamëz janë përfshirë nga flakët. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa duken flakët që kanë përfshirë dyqanet.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Flakët përpinë dyqanet rreth orës 01:45 të 1 korrikut informon gazetari Sokol Dema, ndërsa zjarrfikësja ka arritur që t’i shuajë rreth orës 03:00.

“Më datë 01.07.2024, rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”, ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike.Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement