Kronike
Digjet banesa, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në fshatin Gorre të Kurbinit rreth orës 03:00 të mëngjesit sot.
Zjarrfikësit e Laçit kanë mbërritur menjëhere në vendngjarje, për të izoluar flakët.
Në banesë nuk ndodheshin familjarë, pasi është e pabanueshme. Siç mësohet zjarri është i qëllimshëm, pasi ky është rasti i dytë brenda pak kohesh.
Pranë ndodheshin disa banesa të tjera, ndërhyrja e zjarrfikësve mundësoi izolimin e flakëve.