Connect with us

Sport

Digjet banesa e legjendës shqiptare të futbollit, Selman Stermasi

Digjet shtëpia e legjendës së futbollit shqiptar Selman Stermasi. Zjarri i përmasave të konsiderueshme përfshiu sot banesën e futbollistit, në zonën e “Pazarit të ri” në Tiranës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, flakët u neutralizuan në kohë dhe përveç dëmeve materiale është arritur që të godina.

Po ashtu, edhe pse flakët u favorizuan edhe nga era, fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz dhe as dëme në banesat e tjera.

Selman Stërmasi (1908-1976) ishte një futbollist, trajner dhe president i skuadrës “KF Tirana” dhe cilësohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe një nga trajnerët më të famshëm. Gjatë viteve 1990, Stërmasi u nderua nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila i dha emrin Selman Stërmasi stadiumit të dytë më të madh në Tiranë: Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Advertisement