Kronike
Digjet gjatë natës makina e gardianit
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar. Mjeti ka marrë flakë papritur në parkimin përpara burgut të Beratit dhe ishte në pronësi të gardianit të burgut Kastriot Metaj. Metaj e kishte parkuar makinën rreth orës 19:30,kur edhe kishte marrë shërbimin, ndërkohë flaka u vërejt rreth orës 22:15.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëseje, që kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e zjarrit dhe ta shuajnë atë. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë është konfirmuar se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm por i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e zjarrit, mjeti tip Mercedez Benz, me targa AA 786 DM, pësoi dëme të mëdha, motorri dhe pjesa e përparme e mjetit është shkrumbuar totalisht. Gjithsesi policia po punon për zbardhjen e gjetjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.