Kronike
Digjet në Allias makina e personazhit të njohur në “TikTok”
Digjet gjatë natës një makinë në zonën e Alliasit. Mjeti rezulton në pronësi të personazhit të njohur në ‘Tik Tok’, Kozak Braçi. Ky i fundit ka ndarë pamjet nga zjarri i cili ka nisur në orën 4 të mëngjesit. Në pamje dallohet Policia e shtetit e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Kozak paralajmëron se nëse shteti nuk gjen autorët, do të merret personalisht me këtë rast.
“Po nuk e gjeti shteti kësaj radhe se është e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, dritare kam parë këtë pamje duke u djegur makina. Është hera e disatë që me ndodhin këto gjëra. Dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë. Të vijnë të unë jot e makina dhe të shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalamaj“, shkruan ai.
Pritet që në orët në vijim të ketë një njoftim zyrtar nga forcat blu./Dosja.al