Në fjalimin e saj të shkurtër të hënën mbrëma, Rose tha se ajo nuk e mbështeste gjithmonë kandidatin e supozuar republikan dhe fajësoi median dhe të majtën për ato që ajo i quajti “gënjeshtra” për Donald Trump, domethënë se ai “ishte racist”.
Ajo kujtoi bisedën me babanë e saj, një mbështetës i Trump, dhe e vlerësoi atë që ia kishte mësuar disa gjëra.
“Kuptova se Donald Trumpit dhe mbështetësve të tij nuk iu intereson nëse je zezak, i bardhë, homoseksual apo heteroseksual”, tha ajo.
“Dashuri për të gjithë. Kjo më pëlqeu mua – këta janë njerëzit e mi, këtu bëj pjesë”.