Connect with us

Bota

Dimri i ardhshëm/ ‘La nina’ zevzeke

Problemet që lidhen me kushtet atmosferike tani janë globale. Një nga këto probleme quhet “La niña”, vajzë e vogël në spanjisht. Është një fazë ekstreme e një cikli klimatik që rezulton nga ndërveprimi midis atmosferës dhe sipërfaqes së oqeanit. Në fakt, kjo ndodh kur temperaturat jashtëzakonisht të ftohta të sipërfaqes së detit mbivendosen në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor rreth ekuatorit.

Frika është se prania e La Niña-s mund të rrisë ardhjen e trazirave të shumta dhe për këtë arsye të çojë në një dimër të ftohtë.

La Niña dhe El Niño konsiderohen nga shkencëtarët si ndër fenomenet meteorologjike më të fuqishme në planet, pasi ato mund të ndikojnë në klimën e më shumë se gjysmës së Tokës. Në mënyrë tipike, ky cikël i temperaturave të ftohta të sipërfaqes së oqeanit ndodh çdo 3-5 vjet dhe zakonisht zgjat rreth 9-12 muaj.

E gjithë kjo vjen në një kohë kur mungesat e gazit janë një mundësi reale këtë dimër për shumë evropianë dhe ekspertët mendojnë se 9 muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë

Edhe pse moti është i vështirë të parashikohet, të dhënat sugjerojnë se gjasat për një dimër jashtëzakonisht të ftohtë janë shumë më të larta se normalja.

Advertisement