Kronike
Dimri mbërrin në Europë, trafiku i rënduar, anulohen fluturimet dhe trenat

Dimri ka mbërritur tashmë në Europë, duke dhuruar borën e parë, e cila kanë lumturuar fëmijët dhe adoleshentët francezë, por jo drejtuesit e automjeteve…
Në Lion, në juglindje të vendit, bora që ra natën shkaktoi shumë shqetësime në rrugë. Mjetet e transporti urban qëndruan në garazh pjesën më të madhe të mëngjesit, para se të ktheheshin në qarkullim, por me shërbim të reduktuar. Një situatë e ngjashme edhe në departamentet ku është ngritur alarmi portokalli.
Edhe përtej Kanalit të La Manshit, vazhdon moti i keq. Dhjetra fluturime dhe udhëtimet me trena janë anuluar. Një situatë kjo mjaft e ndërlikuar, e rënduar nga grevat në sektorin hekurudhor. Gjatë natës u regjistruan temperatura minimale record, -11.8°C në veri-lindje të Anglisë dhe -17.3°C në veri të Skocisë.
Por është Europa Veriore ajo që është gjunjëzuar me të vërtetë nga stuhitë e bores, sidomos në Finlandë ku disa rrugë janë mbyllur plotësisht për qarkullim.

