Kosova
Dinari lëviz dhe gurët/ Diplomacia në alarm, çfarë po ndodh

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Chris Hill ka folur përsëri rreth çështjes së dinarit në Kosovë duke thënë se bisedimet për këtë po vazhdojnë.
Duke folur rreth rregullores së Bankës Qëndrore të Kosovës, e cila nga 1 shkurti e përjashton dinarin si valutë në Kosovë, Hill pati reaguar dy ditë më pare, duke thënë se kjo ka qenë një surprizë e panevojshme nga ana e Kosovës
I pyetur se si do të zgjidhet kjo dhe se a kishte ardhur për këtë arsye në Maqedoninë e Veriut, Ndihmës Sekretari amerikan Shtetit James O’Brien, ambasadori amerikan u shpreh se për këtë temë është biseduar edhe në Shkup dhe se bisedimet janë duke vazhduar.
“Evropa do që Ballkani Perëndimor të qaset me zgjidhje, se qëllimi i këtij samiti ishte heqja e pengesave mes ekonomive të Ballkanit Perëndimor, e jo vendosja e pengesave të reja” – theksoi Hill.
Në Shkup është mbajtur Samit i Gjashtë Vendeve të Ballkanit Perëndimor. Aty kanë qenë edhe Kryeministri I Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, I cili ka konfirmuar se ka diskutuar për valutën serbe edhe me zyrtarin e Departamentit të Shtetit.

