Kosova
Diplomatët të kënaqur me Vuçiç, në dilemë me Kurtin
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë bisedimeve me diplomatët perëndimorë në Beograd, tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës europiane të Serbisë.
“Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot sin ë Kosovë ashtu edhe në Beograd, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve” – tha ai.
Vuçiç tha pas takimit se Beogradi është i gatshëm të punojë në zbatimin e propozimit europian por gjithashtu ka “shqetësim dhe rezervë për një çështje e rëndësishme”, por nuk dha më shumë detaje. Ai ka përsëritur edhe se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të formohet urgjentisht, pasi sic tha ai, “vetëm pas kësaj është i mundur dialogu dhe çdo lloj normalizimi i situatës”.
Paraditen e 20 janarit, pesë diplomatët qëndruan edhe në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas këtij takimi, në një deklaratë para mediave, Lajçak tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ndërkaq, nga kabineti i kryeministrit thane se Propozimi është “bazë e mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara”. Por sipas analistëve në Prishtinë, Kurti ka kërkuar që asociacioni të mos nis që tani port ë dikutohet paralelisht me çështjet e tjera dhe të praktikohet në fund të marrëveshjes finale me Serbinë, nga frika e formimit të ndonjë tjetër Republika Serbska”