Connect with us

Kosova

Disa agresorë u janë dorëzuar autoriteteve të Serbisë/ Dushan Janjiq: Me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Serbi, tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë aktive në krizën e pardjeshme gjithëditore në Kosovë, dhe se disa nga agresorët ndaj policisë së Kosovës u janë dorëzuar autoriteteve serbe me ndihma e EULEX-it dhe KFOR-it.

“Më befasoi deklarata e Vucic. Është e qartë se për të nxjerrë njerëzit e mbetur nga Manastiri është dashur të bëhet një veprim i komplikuar diplomatik dhe politik me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it”, –  tha Janjic. Sipas tij, disa nga agresoret u janë dorëzuar autoriteteve serbe me ndihmën e EULEX-it.

“Pra, Beogradi, deshi apo nuk deshi, ka pranuar përgjegjësinë për të marrë pjesë në hetimin e gjithë rastit”, tha Janjiq, për N1 .

Ai vlerësoi gjithashtu se incidenti i armatosur, si dhe bastisja e mëvonshme në manastir, “shkatërruan idenë e Bashkimit të Komunave Serbe”.

Advertisement