Bota
Dita e abuzimit me fëmijët/ Kisha bën Mea Culpa
Në ditën ndërkombëtare kushtuar mbrojtjes së fëmijëve dhe adoleshentëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual, Kisha Katolike bëri ‘mea culpa’, dhe paraqiti raportin e parë për abuzimin seksual në institucionin e saj…98 raste të regjistruara në 2 vitet e fundit, 68 të supozuar fajtorë, përfshirë 30 klerikë.
Me pak fjalë, kisha po përpiqet të ndriçojë anën e saj më të errët me një operacion transparence. Po a do të ketë sukses? Për rrjetin e abuzimit, shoqatën e viktimave të abuzimit seksual të klerit, operacioni ka limite: shifrat, thonë ata, sigurisht janë të nënvlerësuara pasi përfshijnë vetëm ankesat e mbledhura nga dioqezat vetëm pë r vite 2020-2021
Në 20 vjet kongregacioni për doktrinën e besimit ka mbledhur 613 dosje për abuzime të dyshuara vetëm në Itali, të cilat do të objekt i hetimeve të mëtejshme.