“Do të qëndroj në grevë urie përsa kohë që trupi im do të durojë. Jam gati edhe të vdes vetëm që të vendoset drejtësi për djalin tim. Djali im është një person i ndershëm dhe nuk është e drejtë ajo që po i ndodh”, u shpreh Angeles./topchannel
Bota
Dita e dytë e grevës, mamaja e Rubiales: Jam gati edhe të vdes për drejtësinë e djalit
Çështja “Rubiales” po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Spanjë.
Presidenti i Federatës së Futbollit ka përfunduar nën akuzë për puthjen ndaj futbollistet Jennifer Hermoso, teksa tashmë i gjithë opinioni sportiv kërkon dorëheqjen e tij.
Rubiales refuzon duke shkaktuar edhe më shumë irritim, ndërsa nga ana tjetër, mamaja e tij, Angeles Bejar ka nisur një grevë urie në një kishë afër Malagës. Teksa është në ditën e dytë të grevës, Angeles shprehet se është e gatshme edhe të vdesë vetëm që djali i saj të mos shihet si fajtor apo abuzues.