Connect with us

Bota

Dita e gjashtë e luftës Izrael-Hamas, 2300 viktima dhe mbi 7000 të plagosur

Lufta Izrael-Hamas ka hyrë në ditën e gjashtë të bombardimeve dhe luftimeve. •Sipas të dhënave të fundit, rreth 2300 njerëz kanë humbur jetën nga konfliktet, dhe mbi 7000 janë të plagosur. •Situata raportohet e vështirë nga spitalet e Gazës ku janë mbingarkuar dhe medikamentet mjekësore janë drejt fundit. •Shtetet perëndimore dhe jo vetëm kanë bërë thirrje për negociata mes Izraelit dhe Palestinës. •Mbrëmjen e djeshme në Izrael ka mbërritur edhe avioni i parë me armatime nga SHBA. • Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, do të zbarkojë në Izrael pas disa orësh në shenjë solidariteti me vendin, ku do të takohet edhe me presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Sulmi nga Hamasi/ Gjendet i vdekur regjisori izraelit, Yahav Winner

DITA 6 e luftës/ Vijojnë sulmet dhe bombardimet, Blinken viziton sot

yahav winner

IZRAEL– Ushtarët izraelitë, kanë gjetur mbrëmjen e 10 tetorit, trupin e regjisorit izraelit, Yahav Winner, në kibutin jugor të Izraelit në Kfar Aza. Yahav u zhduk të shtunën 7 tetor, ditën kur nisën sulmet nga Hamasi dhe militantët sulmuan shtëpinë e tij. Winner po ruante dritaren e banesës së familjes së tij për t’i lënë kohë gruas së tij, regjisores Shaylee Aary dhe vajzës së tyre një muajshe Shaya, që të shpëtonin nga sulmuesit. Shumë njerëz që jetonin atje, duke përfshirë fëmijë dhe familje të tëra, u vranë gjithashtu në Kfar Aza. Filmi i shkurtër i Winner “The Boy” fitoi çmimin për ‘kinematografinë më të mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Studentor të Tel Avivit të këtij viti. Kompania izraelite e shitjeve dhe shpërndarjes ‘Go2Films’ konfirmoi po ashtu vdekjen e Yahav, shkruajnë mediat e huaja.  Në një deklaratë, Go2Films tha: “Me dhimbje të madhe ndajmë lajmin shkatërrues se regjisori ynë i dashur, Yahav Winner, u gjet i vdekur në Kfar Aza mbrëmjen e djeshme, pas tre ditësh në të cilat ai konsiderohej i zhdukur. Humbja e Yahav ka lënë një boshllëk të pashlyeshëm në zemrat tona dhe ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për Shaylee Aary, gruan e tij, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që u prekën nga arti dhe shpirti i tij. Pas kësaj tragjedie, gjejmë ngushëllim në mendimin për të festuar jetën dhe veprën e Yahavit. Filmi i shkurtër i Yahav, The Boy, shpalos një rrëfim që hedh dritë mbi jetën në Kfar Aza. Filmi fitoi çmimin për kinematografinë më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Studentëve të Filmit në Tel Aviv dhe do të shfaqet si pjesë e konkursit ndërkombëtar në Filmschoolfest Munich. Për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij, jemi të përkushtuar që të shfaqim The Boy në sa më shumë vende”, thuhet më tej.

 

 

Advertisement