Connect with us

Politike

Dita e Pashkës Katolike/ Begaj viziton Katedralen e Rrëshenit

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar Katedralen e Rrëshenit në ditën e Pashkës Katolike. Gjatë vizitës së tij, Presidenti Begaj u prit nga Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta.

Në një prononcim për mediat, Begaj u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë të ishte në Katedralen e Rrëshenit dhe uroi të gjithë besimtarët katolikë “Gëzuar Pashkën.”

“Qoftë kjo ditë një kohë ringjalljeje e shpresës, e paqes dhe harmonisë në të gjitha familjet tuaja, në shoqërinë tonë e në botën e trazuar ku jetojmë. Pikërisht sot është dita që duhet të risjellim në vëmendje se e mira mund të triumfojë ndaj së keqes, shpresa ndaj pesimizmit. Ne të gjithë duhet të punojmë që të kemi dritë përpara errësirës. Kënaqësi që jam sot këtu,” tha Presidenti në prononcimin e tij.

I shoqëruar nga Imzot Gjergj Meta, Presidenti Begaj vizitoi gjithashtu shtëpinë e motrave vinçenciane.

Advertisement