Politike
Dita më e errët e Ilir Metës?/ Minxhozi: Nuk po e kamuflon hallin e vet, por po e shpërfaq
Analisti Skënder Minxhozi në emisionin ‘Real Story” foli për daljet e fundit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe gjuhën kërcënuese e përdorur nga ky i fundit.
Minxhozi u shpreh se Meta nuk po e kamuflon hallin e vetë, por bën të kundërtën duke e shpërfaqur, ndërsa shtoi se ka zgjedhur rrugën e ekspozimit të problemit.
“Imazhet…nuk thonë kot një foto sa një mijë fjalë. Janë deklarata dhe kërcënime të Metës. E re është pamja e Metës që më duket e lodhur dhe e dëshpëruar. Është një imazh që përputhet me humorin e tij. Po del në Shqipëri dhe po kërkon mbështetje, kur para ca kohësh u zhduk. Ky shpërthim është shumë i habitshëm. Si mund të dalë një person që të kujtojë më zor, përdor terma që do duhet të ishin vijë e kuqe për një politikan.
Ka zgjedhur rrugën e ekspozimit total të problemit . Bën llogari që tu thotë njerëzve ‘shihni që doli kjo që ju thashë?”. Ai nuk po e kamuflon hallin, por po e shpërfaq. Meta flet për roje nate, SPAK. Është një amok i zgjatur që është i vështirë pse duhet të jetë i tillë.”, tha ai