Kosova
Ditë FATALE për Serbinë, Petkoviç premton ofensivë të fortë diplomatike
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka theksuar se udhëheqja shtetërore e Serbisë ka bërë gjithçka dhe një ofensivë të fortë diplomatike për të vënë në dukje shkeljen e të gjitha kushteve dhe parimeve kur është fjala për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Petkoviç, duke iu përgjigjur pyetjes se a ishte dje një ditë fatale, duke pasur parasysh se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi kërkesën e Kosovës, tha se populli serb në Kosovë lufton pothuajse çdo ditë.
Ai kujtoi se votimi ishte këshillimor dhe se vendimi nuk ishte detyrues, por një lloj opinioni që brenda një muaji do t’i dërgohet Komisionit të Ministrave.
“Të gjitha forcat tona do të drejtohen drejt qeverive. Përveç letrave që Vuçiç u ka dërguar presidentëve, ne kemi përgatitur edhe non-paper, analiza, grafika, duke treguar absolutisht se çdo gjë që është shkelur përsa i përket parimeve. E gjithë kjo procedurë dhe kërkesa e perëndimit apo e atyre që janë mentorët e pavarësisë së Kosovës është e pabazë, ne po flasim për precedent, këtë duhet ta mëshojmë” – ka theksuar drejtori i Zyrës së Qeverisë.
Ai shtoi gjithashtu se fakti që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës,tregon se kjo është fuqia dhe arroganca e Perëndimit që e shtyn Prishtinën përpara.
“Albin Kurti dëbon serbët dhe ben retorikë dhe politika anti-serbe dhe serbourrejtare që lënë pasoja dhe përhapen te ekstremistët e ndryshëm që sulmojnë popullin serb” – tha Petkoviç duke shtuar: – Ata grabitin tempujt tanë, shkruajnë grafite të urryera në muret e kishave, godasin me çekan manastiret dhe varrezat tona. “Perëndimi po nxiton të përmbushë agjendën e tij”.