Sport
‘Djajtë e kuq’, Ronaldo larg Manchester United

Manchester United besohet se po konsideron seriozisht transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Eric Maxim Choupo-Moting, si një zëvendësues të Cristiano Ronaldos. Kontrata e kamerunasit në Bavari skadon në fund të sezonit dhe për këtë arsye afrimi i tij është mjaft i mundshëm.
Choupo-Moting nuk është një titullar për kampionët e Bundesligës, por ai ka performuar në mënyrë të mrekullueshme sa herë që është thirrur në apel nga trajneri Nagelsmann. Ai ka shënuar tetë gola në 13 paraqitje, pavarësisht se ishte në fushë për vetëm 615 minuta. Futbollisti u bë pjesë e listës së golashënuesve për skuadrën e tij aktuale në Champions League, duke shënuar të dytin në fitoren 2-0 të Bayernit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
Tani, francezët e Media Foot raportojnë se ai është bërë një objektiv i United, me klubin që tregon një interes shumë të fortë për të. Erik ten Hag thuhet se e admiron shkathtësinë dhe përvojën e tij dhe do të ishte një nënshkrim i dobishëm.
33-vjeçari është një emër i njohur për tifozët e Premier League, pasi më parë kishte kaluar një periudhë të pasuksesshme në Stoke.

