Kosova
Djall dhe përbindësh, Vuçiç dhe Brbaniç mbushin arkat me municion
Ministri i Mbrojtjes i Bosnje Hercegovines Zukan Helez e quajti konferencën e fundit për shtyp të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Beograd “një paraqitje morbide publike”, e cila, siç tha ai, ishte e mbushur me gënjeshtra, zëvendësim tezash dhe shtrembërim faktesh dhe e quajti kryeparlamentaren e Serbisë, Ana Brnabic, “një përbindësh”.
Helez e akuzoi Vuçiqin se po bredh nëpër Bosnjë dhe Hercegovinë në “mënyrën e diktatorëve” dhe se po përpiqet, siç tha ai, të aneksojë një pjesë të Bosnje-Hercegovinës dhe të menaxhojë proceset në atë vend përmes xhelatit të tij, presidentit ilegal të Republika Srpska, Milorad Dodik.
“Vuçic akuzon “Sarajevën politike” se po përpiqet të shkatërrojë Serbinë. Qytetarët e Bosnje Hercegovines nuk kryen gjenocid në asnjë qytet të Serbisë, avionët tanë nuk bombarduan kurrë Beogradin, zyrtari ynë i zgjedhur nuk qëlloi kurrë mbi qytetarët e Beogradit me snajper nga kodrat mbi Beograd, ne nuk e mbajtëm Beogradin në rrethim për 1425 ditë, askush nga ne nuk e ka kaluar Drinin për të bërë luftë në Serbi” – Theksoi ministri i Mbrojtjes i Bosnjë-Hercegovinës duke thënë se Vuçiq akuzon Sarajevën se dëshiron luftë dhe se po ngadalëson përparimin ekonomik të Serbisë, duke theksuar se qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës sigurisht që nuk duan luftë dhe se është shumë më e lehtë për Serbinë të hedhë fajin për situatën katastrofike ekonomike tek të tjerët.
“Sarajeva nuk është dhe nuk mund të jetë përgjegjëse për gjendjen në Serbi, por qeveria kriminale, nacionaliste në Serbi” – theksoi Helez i cili gjithashtu akuzoi kryetaren e Kuvendit Popullor të Serbisë, Ana Brnabic, për “fabrikim të paturpshëm të fjalimit të kryetares së shoqatës “Nënat e Srebrenicës”, Munira Subashiq, dhe e akuzoi atë për kërcënime ndaj fëmijëve të Vuçiqit.
“Vetëm një përbindësh mund të gënjejë nënën e Srebrenicës, e cila humbi 22 nga të dashurit e saj,” – deklaroi Helez dhe shprehu shpresën se “zgjedhjet e ndershme do të jenë të mundshme në Serbi ku dhe mund te shfaqet një Zoran Xhinxhiq i ri, i cili nuk do të vritet nga kriminelët dhe nacionalistët” dhe se “epoka e ndërtimit të Serbisë mbi idetë e supremacisë apo inferioriteti i të tjerëve do të marrë fund.”