Rajon
Do djegin njerëz të gjallë/ Vuçiç akuza Perëndimit: Hodhën para të madhe për të thyer shtyllën kurrizore të Serbisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar pjesëmarrësit në protestat e zhvilluaranë Novi Sad se kanë tentuar të djegin njerëz të gjallë brenda zyrës së Partisë Progresive Serbe në pushtet.
“U përpoqën të digjnin njerëz të gjallë. A mund ta imagjinoni se çfarë do t’u bënin atyre që ishin brenda? Do të digjnin 300 njerëz të gjallë! Tani të gjithë e kuptojnë se me kë kemi të bëjmë” – deklaroi presidenti serb
Sipas Vuçiç para të mëdha janë hedhur ‘për thyerjen e shtyllës kurrizore të Serbisë’, një akuzë të cilën ai e bëri në rrjetet sociale.
Dhunën policore ndaj protestuesve, presidenti serb e justifikoi me faktin se po luftohet një makineri e fuqishme, teksa iu referua vendeve perëndimore që sipas tij nxisin trazira në Beograd e qytetet të tjera.
‘Një sasi e madhe parash u investua në thyerjen e shtyllës kurrizore të Serbisë. Ne po luftojmë kundër makinerisë së fuqishme të vendeve të ndryshme perëndimore, të cilat po marrin pjesë në një revolucion me ngjyra dhe duan një Serbi më të dobët’ – potencoi Vucic

