Connect with us

Aktualitet

‘Do e shohësh se çfarë do të bëj…’/ Kërcënohet vëllai i Jashar Majës

Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës i cili u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn e tij, Bilbilin nga anëtarë të fisit Rraja, ka marrë mesazhe kërcënuese pas denoncimit që familja i bëri biznesit, me pretendimin se shpërthimet po u shembnin shtëpitë.

Lulzim Maja është pritur nga vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili pas shkrirjes së zinxhirit komandues të komisariatit, është vendosur si drejtues i përkohshëm në këtë zonë. Sipas “Klan”, gjatë takimit, Vocaj ka garantuar se ata që i kanë kërcënuar do të identifikohen dhe do të vendosën në pranga. Disa nga mesazhet janë publikuar në media, por të tjera ka pasur në çdo rrjet social që kanë pasur anëtarët e fisit Maja.

“Do e shohësh se çfarë do të

Të gjitha kërcënimet, në Facebook dhe Tik Tok janë administruar nga policia dhe po hetohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Për ngjarjen që tronditi vendin dhe kushtoi një mandat deputeti dhe ministrin e Brendshëm për qeverinë “Rama”, aktualisht në burg janë 4 anëtarë dhe të afërm të fisit Rraja, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim. Mes tyre vëllezërit, djali dhe nipat e ish-deputetit Rrahman Rraja.

Advertisement