Connect with us

Politike

Do i bashkohet tryezës Berisha–Bardhi? Meta: Gjithmonë në vijën e parë…

Kreu i PL është pyetur sot për takimin e opozitës që u zhvillua dje me ftesë të Gazment Bardhit i cili nuk njeh shkarkimin e tij si kryetar grupi. I pyetur a do t’i bashkohen deputetët e partisë së tij këtij “grupimi” të ri, Meta tha: “Deputetët e PL kanë qenë gjithmonë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimin. Është e rëndësishme që të gjithë deputetët e opozitës t’i përgjigjen sakrificave të votuesve në 2021 dhe të ndalojnë çdo komunikim me këtë regjim që ka përçarë opozitën dhe ka blerë deputetë të saj.”

Pyetje: Kë njihni Bashën apo Bardhin kryetar grupi?

Meta: Në demokraci është vota shumica që tregon legjitimitet, besoj se i keni të qarta nuk është kjo përgjegjësi e imja.

 

Advertisement