Kosova
Do i kënaqim të dy/ Lajçak në kërkim të konsensusit
Emisari i BE’së, Miroslav Lajçak, deklaroi nga Prishtina se e kupton se cfare pret kryeministri I Kosoves Albin Kurti nga Bashkimi Europian, kur është fjala për draftimin e statutit.
“Mendoj se ne kemi patur një mirëkuptim të mire për këtë proces” – u shpreh emisari
I Pyetur nëse modeli kroat për Asociacionin, mbi të cilin Kurti e ka bazuar draft-vizionin e tij, te cilin e prezantoi në Bruksel, është i pranueshëm për BE-në apo jo, Lajçak tha se BUnioni Europian pranon cdo gje që është e bazuar në vlera dhe norma europiane.
Prej draftit te paraqitur nga Ekipi Menaxhues që shkarkoi Kurti e që draftin e tyre e barazoi me “Republika Srpska” dhe modelit kroat të kreut te qeverise kosovare, Lajçak tha se do të gjendet një mes i artë per te kenaqur te dyja palët.