Kosova
Do ketë gjakderdhje/ Analisti: Nëse ky skenar është në kokën e dikujt
Që serbët nuk kanë hequr dorë ende nga ‘bota serbe’, për analistin Skender Mulliqi e dëshmon fakti i legjitimimit të politikanëve radikal në zgjedhjet e fundit në Serbi. Ai thotë se këtë e dëshmuan edhe votuesit nga shtete të ndryshme që votuan për zgjedhjet serbe, si nga Kosova e Mali i Zi.
“Legjitimimi i grupit të politikanëve radikal në zgjedhjet e fundit në Serbi, është tregues së ky shtet nuk ka hequr dorë nga ideja për “botën serbe’, qe nga vitet e 90, të shekullit të kaluar. Fakti që votuesit nga Republika Serpska votojnë në Serbi, votuesit serb nga Republika e Malit të Zi, votojnë në Serbi, dhe votuesit nga veriu më shumicë serbe të Kosovës, barten për të votuar në Serbi, pos manipulimeve që ndodhën, ia faturuan fitoren autokratit, Aleksander Vucic”, thekson analisti.
Sipas tij, ajo cfarë është më e rëndësishmja në gjithë këtë mesele, është se elita politike serbe, ka për qëllim që kudo ku jetojnë serbë, të jetë “bota serbe’, ide e cila sipas Mulliqit, ka ngjallur kujtimet traumatike të vrasjeve në masë të gjerë dhe të spastrimeve etnike, mbi popujt jo serb në vitet nëntëdhjete.
“Pushteti i Vuçiç po krijon një imazh të rrezikshme abstrakt, imagjinar, se bota serbe është krijuar dhe se Vucic është lider. Nuk po dëshirojnë nga ҫmenduria e tyre të kuptojnë, se ky projekt fashist përfundon në Serbi, dhe këtë sa më shpejt duhet ta ndalojë bota demokratike. Kjo ide nuk do tu sjellë dobi, vec dëme minoritetit serb në Kosovë, serbëve në Mal të Zi, Bosnje Hercegovine dhe Kroaci.”- vlerësoi Mulliqi.
Ai tha po ashtu se edhe disa përfaqësues të perëndimit politik në mënyrë të pakuptueshme po sillen butë ndaj kësaj ideje për ndryshim më dhunë të kufijve në Ballkan.