Connect with us

Politike

Do ketë të tjera shkarkime? Zbulohet lëvizja e Ramës

Ministrat e Ramës duket se do t’i shpëtojnë valës së ndryshimeve në verë. Kryeministri Edi Rama mësohet se do të zhvillojë me 27 dhe 28 korrik mbledhjen e përvitshme me ministrat, të raportimit për punën që kanë kryer gjatë këtyre tetë muajve. Kësaj here ajo do të mbahet në Tepelenë. Puna e çdo ministri do të analizohet pas ato të paraqesin mbi raportin mbi objektivat e arritura. Praktika ka treguar se vetëm për kryerjes së kësaj analize, Rama mund të ketë ndërmarrë vendime për ndryshime në kabinetin qeveritar. Nisur nga këto zhvillimet Asambleja e PS-së që mbahet pasditen e sotme (26 Korrik) do të fokusohet vetëm në analizën e zgjedhjeve lokale të 14 majit.  Analiza e zgjedhjeve do të jetë edhe vlerësim për 12 të deleguarit politik të qarqeve. Zgjedhjet e 14 majit shënuan një fitore të 58 bashkive, duke fituar për herë të parë bastionet e demokratëve si Shkodra dhe Tropojën. PS ndërkohë që pas emërimit të Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, i duhet të gjejë edhe një kryetar të grupit parlamentar të PS-së. Aktualisht këtë detyrën e ushtron zv.kryetari Toni Gogu. Fjala e kryesocialistit Edi Rama pritet të shihet edhe si një sinjal mbi zhvillimet më të fundit brenda kampit të mazhorancës, e cila është tronditur së fundmi nga kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj me 3 akuzat për korrupsion. Nga kjo Asamble do të kuptohet nëse Rama do të kërkojnë ndryshimin ose jo të qeverisë në shtator, kur nis dhe sesioni i ri i Parlamentit.

Advertisement